KALENDARI HISTORIK

Publikuar 8 muaj më parë

Më 11 janar të vitit 1998 vdiq,  Bedri Spahiu.  U lind në Gjirokastër, më  13 korrik të vitit 1908.  Ka qenë partizan ushtarak, prokuror në Gjyqin Special kundër Koçi Xoxës. U lind në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar klasat që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane, në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Në Turqi qëndroi për katër vjet e gjysmë, prej 16 Maj 1923 deri 15 Shtator 1927. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor të vitit 1955. Arrestohet më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj të vitit 1990.

A1info