Pensionohet profesori universitar i Matematikës, Musa Ajeti

Publikuar 5 muaj më parë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar pensionimin e Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, profesor i Matematikës në Fakultetin Ekonomik. Me këtë rast u organizua një aktivitet nderimi, ku u vlerësua kontributi i tij shumëvjeçar në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional.

Prof. Ajeti ka dhënë kontribut edhe në qeverisjen universitare si anëtar i Këshillit Drejtues, si dhe është autor i disa librave nga matematika dhe organizator i garave të matematikës.

Gjatë karrierës së tij akademike, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti është vlerësuar për përkushtimin, etikën profesionale dhe ndikimin e tij në formimin e gjeneratave të studentëve, duke lënë gjurmë të rëndësishme në avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin akademik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Universiteti i shpreh falënderim dhe i uron shëndet e suksese në etapën e re të jetës.