KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 8 janar 1826 lindi,  Gavril Dara i Riu, shkrimtar i njohur arbëresh, përfaqësuesi i Romantizmit shqiptar. Lindi dhe u rrit në Pallaci të Sicilisë në një familje të trashëguar bujarësh shqiptarë, që kishin kaluar përtej Adriatikut pas vdekjes së Skënderbeut. Po kështu Dara i Riu bëhet poeti trashëgimtar, pra brezi i tretë i një familjeje me kulturë kombëtare, ku kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit arbëresh. Dara mbaroi seminarin shqiptar të Palermos dhe përfundoi studimet për drejtësi dhe punoi si avokat. Si njeri i zoti në fjalë e në veprime, mori pozita administrative në disa qytete. Botoi një fletore letrare me emër Paligjenesi, që merrej me letërsi italiane. Në Romë, në vitet 1871-1874, drejtoi të përkohshmen La riforma. Fundin e jetës e kaloi në qytetin Xhirxhenti, në të cilin vdiq më 1885. Dara u mor me drejtësi, gazetari e poezi, duke pasur interes të veçantë për filozofi e arkeologji, por  mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra Kënga e sprasme e Balës, që u botua e plotë më 1906 në Katancaro. Më parë Zef Skiroi kishte nisur botimin e poemës më 1887, mirëpo një botim në vazhdime u bë në La Nazione Albanese gjatë viteve 1900-1902. Dara ka shkruar poemën më të arritur të romantizmit shqiptare, “Kënga e sprasme e Balës”  e vlerësuar nga kritika letrare në nivel me Këngët e  Milosaos të Jeronim De Radës. Këto dy poema janë më të shquarat e  poezisë romantike shqipe.

A1info