Ish-kryetari i Preshevës reagon: “U shkarkova në mes të natës pas një marrëveshjeje të fshehtë”
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të tij, duke e cilësuar vendimin si të papritur, të marrë fshehurazi dhe jashtë çdo procedure ligjore. Sipas Arifit, shkarkimi lidhet me një marrëveshje politike të fshehtë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë publike, Arifi pretendon se shkarkimi i tij u vendos “në mes të natës”, pas një darke private në Bruksel në vitin 2024, ku sipas tij, Besnik Bislimi dhe Petar Gjurić kanë arritur një marrëveshje politike jashtë çdo kornize zyrtare.
Ai akuzon drejtpërdrejt figurat politike shqiptare në Luginë për lidhje të vazhdueshme me Beogradin dhe shtron shqetësime serioze për Ardita Sinanin, këshilltare pranë Kryeministrisë së Kosovës, për qasje të mundshme në informacione sekrete shtetërore. Arifi kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ish-kryetari i Preshevës akuzon gjithashtu kundërshtarët politikë për bashkëpunim me politikanë serbë, përfshirë Ivica Dačić dhe Aleksandar Vučić, ndërsa i konsideron akuzat ndaj tij si të pabazuara dhe manipulim të opinionit publik.
“Me vite ju kam paralajmëruar. Tani faktet po dalin në shesh,” përfundon Arifi, duke kërkuar vëmendje dhe reagim ndaj, siç thotë ai, një tradhtie politike në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë i Shqiprim Arifit
https://www.facebook.com/share/p/1GBnNLCvYi/?mibextid=wwXIfr