Sadat Ismaili jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bashkësisë Lokale të Miratocit pas vitesh angazhimi vullnetar

Publikuar 8 muaj më parë

Miratoc – Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Miratoc, Sadat Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke i dhënë fund një angazhimi disa vjeçar të ushtruar në mënyrë krejtësisht vullnetare dhe pa asnjë përfitim financiar.

Gjatë mandatit të tij, Ismaili është dalluar si një nga kryetarët më aktivë dhe më të përkushtuar të kësaj bashkësie lokale. Ai ka qenë i vetmi kryetar që, në aspektin juridik dhe institucional, iu është drejtuar të gjitha instancave shtetërore për çështjen e hapjes së pikës kufitare Miratoc–Llojan, një problematikë e kahershme dhe jetike për banorët e zonës dhe mërgatën.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, Ismaili shpeshherë ka qenë i injoruar nga pushteti lokal dhe ka munguar mbështetja institucionale, ndonëse organet republikane kanë dëshmuar se kryetarja e komunës, Sedat Ismaili, ka qenë e njoftuar në detaje për problemet që lidhen me këtë pikë kufitare.

Përveç angazhimit institucional, Sadat Ismaili ka organizuar dhe udhëhequr dhjetëra aksione në të mirë të komunitetit dhe fshatit Miratoc, duke përfshirë aksione vullnetare për pastrimin e fshatit, rregullimin e infrastrukturës lokale, ndihmë për familjet në nevojë, si dhe aktivitete që kanë forcuar bashkëpunimin mes banorëve vendorë dhe mërgatës.

Në njoftimin e tij zyrtar për dorëheqje, Ismaili thekson se arsyeja e këtij vendimi lidhet me obligime familjare, të cilat aktualisht nuk i lejojnë ta ushtrojë funksionin me përkushtimin e duhur. Ai falënderon anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale për bashkëpunimin korrekt dhe besimin e treguar, si dhe institucionet lokale për komunikimin institucional gjatë mandatit të tij.

Dorëheqja e Sadat Ismailit shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm për Bashkësinë Lokale të Miratocit, ndërsa puna dhe kontributi i tij vlerësohen gjerësisht nga bashkëfshatarët dhe mërgata si shembull i angazhimit qytetar dhe human në shërbim të komunitetit.