Trump publikon listën e ndihmave sociale: Kosova dhe Shqipëria në krye
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një listë mbi përqindjen e migrantëve që përfitojnë ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara. Sipas saj, shtetasit nga Kosova dhe Shqipëria renditen ndër më të lartët për përfitim asistence sociale.
Të dhënat tregojnë se rreth 46 për qind e familjeve nga Kosova dhe mbi 41 për qind e atyre nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA. Lista është shpërndarë nga Trump në rrjetet sociale, në kuadër të debatit mbi politikat e emigracionit.
Burimi: TRT Ballkan Albania