5 JANARI-DITA E FJALËS SË LIRË NË SHQIPËRI!

Publikuar 5 muaj më parë

5 Janari shënon 35 vjetorin, ditën kur “Rilindja Demokratike” solli për herë të parë fjalën e lirë në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për demokracinë dhe shtypin e pavarur. Guximi i gazetarëve dhe intelektualëve të asaj kohe mbetet një frymëzim për të gjithë ata që edhe sot besojnë se media e lirë është shtylla e një shoqërie demokratike.
Ndërkohë, liria dhe pluralizmi i medias në Shqipëri rrezikohet: nga mungesa e sigurisë për gazetarët, kërcënimet e pavarësisë editoriale, presionet politike dhe ekonomike, autocensura, deri te mbyllja e dyerve për transparencë nga institucionet. Por, pa një shtyp të pavarur, nuk mund të ketë demokraci funksionale as zhvillim të qëndrueshëm.
A1info