Vuçiq thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë: Paralajmëron për rrezik rajonal dhe rritje të kapaciteteve ushtarake të Serbisë

Publikuar 10 muaj më parë

Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur të shtunën një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, duke e arsyetuar atë me zhvillime që i cilësoi si “krime të papara në skenën politike ndërkombëtare”.

Pas përfundimit të mbledhjes në ndërtesën e Presidencës, Vuçiq deklaroi se në rend dite ishin tri çështje kryesore: siguria ushtarake dhe politike në rajon, siguria energjetike dhe, sipas tij, aksioni amerikan në territorin e Venezuelës.

Ai tha se pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke theksuar se rendi i vjetër botëror po shembet dhe se e drejta ndërkombëtare, përfshirë sistemin e Kombeve të Bashkuara, “ekziston vetëm në letër”. Sipas Vuçiqit, pas zhvillimeve në Venezuelë është e qartë se rregullat ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë më, ndërsa në botë po mbizotëron “ligji i forcës”.

Presidenti serb u shpreh se Serbia është veçanërisht e shqetësuar për, siç e quajti ai, armatosjen e Kosovës, të cilën e cilësoi të kundërligjshme dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai pretendoi se kjo rezolutë është suspenduar de facto nga fuqitë e mëdha perëndimore dhe disa aktorë rajonalë.

Vuçiq foli gjithashtu për atë që e quajti “aleancë të re midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, të cilën e vlerësoi si kërcënim për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke pretenduar se bashkëpunimi përfshin edhe zhvillimin e përbashkët të sistemeve të avancuara luftarake.

Ai deklaroi se Serbia po e ndjek me vëmendje situatën dhe po përgatitet për mbrojtje, duke theksuar se forca e saj do të shërbejë si faktor parandalues, ndërsa synimi kryesor mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Sipas Vuçiqit, Këshilli ka diskutuar për forcimin e njësive speciale, rritjen e armatimit, investime shtesë në industrinë ushtarake dhe shtimin e rezervave strategjike, përfshirë ushqimin, ujin dhe municionin. Ai njoftoi se brenda një viti e gjysmë Serbia synon të dyfishojë kapacitetet ushtarake, ndërsa kapacitetet njerëzore pritet të rriten për rreth 30 për qind.