KALENDARI HISTORIK
Më 28 dhjetor të vitit 1927 lindi Fatmir Haxhiu, piktor i merituar, autori qindra tablove me karakter historik dhe nga jeta në regjimin socialist të kohës. Rrjedh nga një familje e mesme qytetare, patriotike nga qyteti i Përmetit. Në vitin 1930 familja e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës, ku kaloi gjithë jetën deri në ditët e fundit më 10 mars 2001. Kreu shkollën fillore në “Shkollën e Kuqe” një nga shkollat e dëgjuara me mësues patriot si Sotir Milto Gura, Sali Morina të cilët qenë të parët që e inkurajuan Fatmirin të vizatonte duke parë dëshirën e tij për tu bërë piktor. Kreu studimet në shkollën e mesme, në Liceun e Tiranës. Nga viti 1941 edhe pse ish rreth të 14 dhjetave merr pjesë në rininë komuniste shqiptare të shkollës. Gjatë pushtimit fashist në vitin 1942 përkrah lëvizjen çlirimtare dhe në shtator të vitit 1943 del partizan dhe lufton deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Në nëntor të vitit 1945 Fatmiri shkon për studime ushtarake në Beograd, ku për 6 muaj mori njohuri të përgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes së degëve ai vazhdon studimet në Zagreb në shkollën e artilerisë. Pas një pune kolosale në krijimin e qindra tablove sidomos me përmbajtje nga historia kombëtare, piktori i madh shqiptare Fatmir Haxhiu ndërroi jetë më 10 mars të vitit 2001, në Tiranë.
A1info