Ardita Sinani takohet me Izet Mexhitin në Çair, riafirmohet bashkëpunimi
Shkup – Ardita Sinani u prit sot në Çair nga z. Izet Mexhiti, në një takim të ndërtuar mbi respekt, mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë.
Gjatë takimit, Sinani e uroi Mexhitin dhe riafirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të përbashkët. Ajo theksoi se komunikimi i hapur dhe respekti i ndërtuar ndër vite janë baza e këtij raporti, duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe çështjeve që i bashkojnë.
Takimi u cilësua si konfirmim i vullnetit për forcimin e marrëdhënieve dhe koordinimit në të ardhmen.


