KALENDARI HISTORIK
Më 21 dhjetor të vitit 1935 u lind ne Gjirokastër, Vilson Kokalari, inxhinier shqiptaro- amerikan që luajti një rol kyç në fluturimet e programit Apollo, duke përfshirë edhe udhëtimin e parë të njeriut, në Hënë. Rrjedhë vjen nga familja e shquar Kokalari. Ishte vetëm një vjeç e gjysmë kur e gjithë familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ati, Hilmi Kokalari ishte biznesmen i shkathët. Qysh në fillim filloi biznes me produktet e Shqipërisë. Kjo përpjekje për të mos u shkëputur tërësisht nga Shqipëria për pak i kushtoi rëndë Hilmiut që në vitin 1939 u kthye nga Shqipëria vetëm pak ditë përpara pushtimit italian. Djemtë e tij dhe i vëllai, u dashuruan pas inxhinierisë. Vilsoni shkoi në Universitetin amerikan ku shkojnë pothuajse të gjithë ata që bëhen astronautë. Në vitin 2001 për herë të parë vizitoi Shqipërinë dhe u njoh me kushërinjtë me te cilët ishte ndare kur ishte vetëm 1 vit e gjysmë. Sërish kishte vizituar Shqipërinë pas se bashku me te bijën, Rena. U nda nga jeta më 24 mars 2014 në moshën 78 vjeçare.
A1info