Mirëseardhje bashkatdhetarëve dhe vëmendje e veçantë legalizimit të objekteve në Bujanoc

Publikuar 8 muaj më parë

Bujanoc – Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që po kthehen në vendlindje, duke vënë njëkohësisht theks të veçantë në legalizimin e objekteve të tyre.

Para ardhjes së mërgatës, Komuna e Bujanocit ka përgatitur një grup punues, i cili do të merret drejtpërdrejt me procedurat dhe lehtësimin e procesit të legalizimit të shtëpive dhe objekteve të ndërtuara nga gjithë qytetarët e në theks të veçant bashkatdhetarët.

Ky angazhim institucional ka për qëllim që mërgimtarët, gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, të kenë mundësi të zgjidhin çështjet administrative dhe dokumentare, duke shmangur pengesat burokratike dhe pritjet e gjata.

Nga Komuna e Bujanocit theksohet se legalizimi i objekteve është një nga prioritetet kryesore, veçanërisht për bashkatdhetarët që investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të komunës.

Kryetari Pajaziti u ka uruar bashkatdhetarëve qëndrime të këndshme dhe festa të mbara pranë familjeve të tyre, duke i ftuar njëkohësisht të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u informuar dhe për të nisur procedurat e legalizimit.