Preshevë: U mbajt ceremonia “Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025”, vlerësohen sportistët më të dalluar

Publikuar 5 muaj më parë

Preshevë – Komuna e Preshevës dhe Qendra Sportive “Presheva” organizuan ceremoninë tradicionale “Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025”, një ngjarje e rëndësishme sportive që mblodhi sportistë, përfaqësues institucionalë dhe dashamirë të sportit.

E pranishme në këtë ngjarje ishte kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila theksoi se kjo ceremoni është më shumë se një aktivitet formal, duke e cilësuar si një festë të vërtetë të sportit, përkushtimit dhe suksesit të rinisë preshevare. Ajo vlerësoi lart punën e Qendrës Sportive të Preshevës për organizimin profesional dhe për kontributin e vazhdueshëm në afirmimin e sportistëve dhe promovimin e vlerave të shëndetshme në komunitet.

Sipas Sinanit, sportistët e përzgjedhur për vitin 2025 janë shembull frymëzimi për të rinjtë dhe ambasadorë të denjë të Komunës së Preshevës në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, i cili theksoi se sot janë ndarë mirënjohje për sportistët që me përkushtim dhe disiplinë kanë përfaqësuar me dinjitet komunën. Ai nënvizoi se kjo ngjarje dëshmon përkushtimin institucional për mbështetjen dhe zhvillimin e sportit vendor, duke shtuar se Komuna e Preshevës do të vazhdojë të jetë pranë sportistëve dhe klubeve sportive.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Muharrem Sahiti nga Federata e Futbollit e Kosovës, i cili përgëzoi sportistët për sukseset e arritura dhe rëndësinë e investimit në sport.

Gjatë mbrëmjes u vlerësuan sportistë nga disiplina të ndryshme si atletika, futbolli, volejbolli, basketbolli, karatja, shahu, ping-pongu dhe hipizmi, si dhe Klubi i Hipizmit “Lugina”.

Organizatorët theksuan se sporti mbetet një nga shtyllat kryesore të jetës shoqërore në Preshevë, ndërsa sportistët konsiderohen pasuria më e çmuar e komunës.

(a1info)