Sonte Hapet Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë me shfaqjen “Bouncers”
Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë hapet me shfaqjen teatrore “Bouncers”, e cila do të shënojë natën e parë të këtij edicioni festiv.
🗓️ 15 dhjetor (e hënë)
🕖 Ora 19:00
📍 Preshevë
“Bouncers” vjen si një komedi e guximshme me ritëm të shpejtë dhe humor të zi, duke pasqyruar jetën e natës dhe realitetin urban, përmes temave si maskilizmi, marrëdhëniet gjinore dhe identiteti modern. Shfaqja ndërton një pasqyrë satirike të shoqërisë bashkëkohore, ku katër aktorë interpretojnë dhjetëra role të ndryshme.
🎭 Regji: Kastriot Saqipi
🎭 Asistent regjie: Edonis Gashi
🎭 Aktorë: Bleron Hevziu, Erion Fetahu, Elza Krasniqi, Muhamed Tertini
💃 Koreografi: Blerta Fanaj
Me këtë shfaqje hapëse, festivali synon të sjellë netë të veçanta humori dhe reflektimi për publikun e Preshevës dhe më gjerë.