Preshevë: Nesër nis edicioni i 20-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”
Preshevë – Qyteti i Preshevës do të jetë nga nesër nikoqir i edicionit jubilar të 20-të të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, një ngjarje tradicionale kulturore që për një javë me radhë do të sjellë shfaqje teatrore komedi nga trupa të njohura shqiptare.

Në festival do të marrin pjesë Teatri i Preshevës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gostivarit, Teatri i Qytetit – Gjilan, Teatri i Tetovës, si dhe Qendra Teatrore “Naun Shundi – Zonja e Bujtinës” nga Tirana.
Programi i festivalit nis më 15 dhjetor 2025, ndërsa shfaqjet do të jepen çdo mbrëmje nga ora 19:00.
Programi i plotë i festivalit:
15.12.2025 (e hënë) Produksioni SAQ Pictures Shfaqja: “Bouncers” Autor: John Godber Regjia: Kastriot Saqipi 16.12.2025 (e martë) Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” – Teatri i Qytetit Shfaqja: “Vetmi në Perëndim” Autor: Martin McDonagh Regjia: Afeida Boriçi 17.12.2025 (e mërkurë) Teatri i Gostivarit – Gostivar Shfaqja: “Njeriu që pa vdekjen me sy” Autor: Viktor Eftimiu Regjia: Elmir Sejfullai 18.12.2025 (e enjte) Teatri i Qytetit – Gjilan Shfaqja: “Gënjeshtra” Autor: Florian Zeller Regjia: Ekrem Sopi 19.12.2025 (e premte) Teatri i Tetovës – Tetovë Shfaqja: “Dramë për të qeshë” Autor dhe regji: Sulejman Rushiti 20.12.2025 (e shtunë) Qendra Teatrore “Naun Shundi – Zonja e Bujtinës”, Tiranë Shfaqja: “Komisar Daltoniko në Teatër” Autor: Giuseppe Della Misericordia Përshtatja dhe regjia: Naser Shatrolli
Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në Luginën e Preshevës, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim artistik dhe duke i ofruar publikut shfaqje cilësore me humor dhe mesazh shoqëror.