REAGON KRYETARI I SHTKK “ELEKTRO PRESHEVA” LIDHUR ME REZULTATIN E KONKURSIT PËR OJQ!

Publikuar 6 muaj më parë

Kryetari i Shoqatës për Shkencë, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore “Elektro Presheva” me seli në Preshevë, inxh. Hysamedin Ahmeti-Hyska, lidhur me rezultatin e konkursit të hapur nga KKSH-ja për projektet në shtyllën e kulturës.
Ahmeti në reagimin e tij, numëroi një varg padrejtësish dhe animeve politike nga Komisioni, duke e quajtur rezultatin puro politik. Ai për këtë dha edhe sqarimet e tij bindëse.
Ahmeti në ragimin e tij shkruan:
REAGIM
Shoqata për Shkencë, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore “Elektro Presheva” me seli në Preshevë, reagon ashpër lidhur me mos gatishmërinë e Komisionit për vlerësim për ta kaluar projektin e bërë në mënyrë profesionale “Kultura dhe Shkenca”, për mbështetje materiale nga Fondi i Republikës së Kosovës për OJQ-të.
Mendojmë se projekti narrativ apo shpjegues nuk është lexuar fare nga anëtarët e Komisionit, ose janë thirrë vetëm në emrin e Shoqatës “Elektro Presheva”.
Ja kujtojmë këtij “Komisioni” se Shoqata jonë është e kompletuar me kuadro të të gjitha fushave, me të cilat përthekohet Shoqata jonë.
Po ashtu na fuqizohet edhe më tutje mendimi se kemi të bëjmë me një konkurs puro politik, pa asnjë kriter të vetëm, kur përfitues të mjeteve janë militantët e dy partive politike, PVD- PDSh, të stërvjetëruara si me udhëheqësi, po ashtu edhe me mendësi të nëpërkëmbjes, injorimit të gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
Po ti hyjmë në kontrolle rigoroze, jemi të bindur që shumica e përfituesve nuk i kanë pasur as dokumentacionet në rregull raportet e munguara narrative, si dhe të keqpërdorimeve të skajshme të mjeteve.
Edhe Komisioni i caktuar, nuk dimë sa ka qenë kompetent për vlerësim të projekteve, duke e ditur mirëfilli se Kultura ka një dimension të gjerë.
Me këtë absolutisht nuk pajtohemi dhe kërkojmë rishqyrtim të të gjitha projekteve të kaluara dhe të anashkaluara. Po ashtu kërkojmë një Komision tjetër të pavarur nga Republika e Kosovës, e komisioni të jetë i përzier,
Për fund, mendojmë që këtë injorim politik e kemi pritur, por në këtë mënyrë jo.
Këtë lloj politizimi dhe anashkalimi i atyre që mendojnë ndryshe, që të bardhës i thonë e bardhë e të zezës, e zezë, nuk e kishin bërë as armiqët më të mëdhenj të kulturës.
Presim ditë më të mira, ditën kur KKSh do të çlirohet nga kjo klikë e dëmshme për shoqërinë.
Është mirë që në këtë mënyrë mos të hapin fare konkurs kur refuzojnë OJQ-të që nuk janë në ombrellën e këtyre dy partive.
Qeveria e Kosovës, duhet të ketë kontroll më rigoroz mbi udhëheqësi e KKSh-së.
Hysamedin Ahmeti- Hyska, kryetar
A1info