Ambasadori i OSBE-së në Serbi viziton Preshevën – ngrihet çështja e bllokimit të fondeve nga Qeveria e Kosovës

Publikuar 9 muaj më parë

PRESHEVË — Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Marcel Peško, vizitoi sot Komunën e Preshevës dhe u takua me kryetaren Ardita Sinani. Në takim u diskutuan sfidat kryesore të Luginës së Preshevës, ndërsa Sinani ngriti shqetësimin për bllokimin e fondeve të Qeverisë së Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe komunitetin shqiptar.

Ajo theksoi se bllokimi po dëmton funksionimin institucional dhe projektet kulturore e arsimore, duke kërkuar zgjidhje urgjente përmes komunikimit dhe ndërmjetësimit institucional. Kryetarja informoi ambasadorin edhe për nevojën e rritjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj sfidave të shqiptarëve në Luginë dhe rolin që OSBE mund të luajë në mbrojtjen e të drejtave të tyre.