KALENDARI HISTORIK
Më 8 dhjetor të vitit 1994 ka vdekur në Tiranë, Behar Shtylla, arsimtar, nëpunës, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar. U lind në Kolonjë më 11 mars të vitit 1918. Ndoqi liceun frëng të Korçës. Më 13 qershor 1940 përfitoi nga një ndihmë e Këshillit të Ministrave për të studjuar në Romë. Në nëntor-dhjetor 1942 u caktua mësues i gjuhës frënge në liceun e Korçës Nga prilli i 1944 e deri prillin pasardhës qe sekretar i Komitetit Antifashist për Korçën. Deri qershorin e 1945 qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1945 ishte sekretar i Sekretariatit të Frontit Demokratik, pastaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vitin pasardhës drejtor politik i dikasterit. Më 1954 – 1982 qe deputet. Ishte ministër i shtetit shqiptar në Romë, pastaj ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Kuvendit Popullor dhe i shumë funksioneve të tjera shtetërore.
A1info