Ardita Sinani pjesë e tryezës “Të komunikojmë përmes artit” në Suharekë

Publikuar 11 muaj më parë

Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë u mbajt tryeza me temën “Të komunikojmë përmes artit”, e organizuar nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me organizatën “Sytë Kërkojnë Dritë”. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ardita Sinani, e cila ndau pikëpamjet e saj mbi rëndësinë e barazisë, dinjitetit dhe të drejtës së çdo individi për të qenë pjesë e jetës kulturore dhe shoqërore.

Gjatë diskutimit, Sinani theksoi se arti është një mjet i fuqishëm që na ndihmon të shohim më qartë njëri-tjetrin dhe të kuptojmë sfidat e atyre që shpesh mbeten në heshtje. Ajo u shpreh se një shoqëri e drejtë ndërtohet vetëm duke e bërë të dukshëm secilin njeri, pa përjashtim.

“Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar: askush të mos mbetet jashtë,” tha Sinani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët.

Tryeza solli një diskutim të hapur mbi rolin e artit si urë komunikimi dhe si instrument për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.