Përkundër motit me shi, aksioni për peticionin e emërtimit të rrugëve vazhdon!
Me moton “Pa adresë, s’ka dinjitet; pa dinjitet, s’ka atdhe”, komuniteti preshevar vazhdon të angazhohet për emërtimin e rrugëve të qytetit, duke kontribuar në zhvillimin dhe organizimin e tij.

Të gjithë ata që kanë vullnet të mirë dhe duan një Preshevë më të zhvilluar, të organizuar dhe me rregull, janë të ftuar të bashkohen me këtë iniciativë të rëndësishme.
Në këtë moment, një falënderim të veçantë shprehim për të gjithë ata që na mbështetën deri tani dhe që po bëjnë të mundur realizimin e kësaj kauze. Mbështetje e madhe është kyç për suksesin e kësaj nisme dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.