Lëvizja Vatra nis mobilizimin për zgjedhjet parlamentare: synon deputetin e parë nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Kosovës

Publikuar 5 muaj më parë

Lëvizja Vatra ka zyrtarizuar nisjen e mobilizimit për zgjedhjet parlamentare, duke vendosur në qendër të fushatës mbështetjen për kandidatin e saj për deputet, z. Elbasan Shani, i cili garon në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas njoftimit nga shtabi zgjedhor, përgatitjet tashmë kanë filluar, ndërsa angazhimi, puna dhe përkushtimi do të jenë bazë e fushatës me synimin që z. Shani të bëhet zëri i parë i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Kosovës.

“Mobilizimi, puna dhe përkushtimi do ta shoqërojnë edhe këtë fushatë, me synimin që z. Shani të jetë zëri i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vatra ka bërë thirrje për bashkim rreth këtij projekti politik, duke theksuar se përfaqësimi i Luginës në institucionet e Kosovës është një domosdoshmëri e kahershme.

“Bashkë përfaqësojmë, bashkë fitojmë!”, përmbyllet njoftimi, i shoqëruar me simbolet e Kosovës dhe thirrje për mbështetje të gjerë. 🇽🇰🔥