Qytetarët e Preshevës bashkohen për rregullimin e adresave – 120 nënshkrime të para për nismën “Pa adresë s’ka dinjitet, pa dinjitet s’ka atdhe.”

Publikuar 9 muaj më parë

Preshevë, 05 dhjetor 2025 — Nisma qytetare me moton “Pa adresë s’ka dinjitet, pa dinjitet s’ka atdhe.” ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët e Preshevës, duke arritur në 120 nënshkrime vullnetare edhe pa dalë ende zyrtarisht në terren. Organizatorët bëjnë të ditur se pavarësisht se numri i paraparë është plotësuar, mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë.

Sipas nismëtarëve, qëllimi i peticionit është të kërkojë rregullimin dhe sistemimin e adresave në gjithë territorin e komunës së Preshevës, në mënyrë që çdo rrugë të ketë emër dhe çdo qytetar të ndjehet i respektuar. Ata theksojnë se kjo iniciativë nuk është e drejtuar kundër pushtetit aktual dhe as në favor të opozitës, por ka për qëllim vetëm të mirën publike dhe drejtësinë për qytetarët.

Takimi për mbledhjen e nënshkrimeve do të mbahet sot, më 05 dhjetor 2025, nga ora 12:00 deri në 15:00, në qendër të Preshevës, ku qytetarët janë të ftuar të japin mbështetjen e tyre.

“Çdo nënshkrim është një zë, dhe çdo zë është një hap drejt dinjitetit të Preshevës,” theksojnë organizatorët, duke shtuar se qyteti u takon të gjithë qytetarëve pa dallim.

P.S. Mbështeteni iniciativën, sepse pas dy viteve rrugët i pagëzon dikush tjetër.