Presheva ndërpret të gjitha procedurat e pa­përfunduara të legalizimit (Dokument)

Publikuar 9 muaj më parë

Drejtorati i Urbanizmit i Administratës Komunale të Preshevës ka njoftuar se ka marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha procedurave të legalizimit që nuk janë përfunduar me vendim të formës së prerë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për kushte të posaçme për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme.

Sipas vendimit të publikuar, është theksuar me shkrim dore se dokumenti ka marrë formë të prerë më 2 dhjetor 2025. Vendimi pritet të prekë një numër të konsiderueshëm të aplikimeve të cilat janë në proces, duke i kaluar ato në procedurat e reja që do të përcaktohen nga ligji i ri.

Kryeshefi i Drejtoratit të Urbanizmit, Ardian Aliu, jurist i diplomuar, ka nënshkruar vendimin, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.