Ambasada e Shqipërisë në Serbi kremton Festat e Nëntorit në Luginën e Preshevës me aktivitete kulturore dhe pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare

Publikuar 9 muaj më parë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi ka organizuar për të dytin vit radhazi një sërë aktivitetesh festive në Luginën e Preshevës, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Përvjetorit të Çlirimit të Atdheut. Programi kulturor dhe ceremonial solli emocione të shumta, duke bashkuar qytetarë, artistë dhe përfaqësues institucionalë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe organizata ndërkombëtare.

Festimet nisën më 27 nëntor në Bujanoc, ku Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota” mbajti një performancë madhështore, duke e ndezur atmosferën me këngë e valle tradicionale. Aktiviteti u realizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në kuadër të programit “Nëntor Luginë”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

Më 28 nëntor, nxënësit e shkollave “Naim Frashëri” dhe “Prof. Ibrahim Kelmendi” prezantuan programe festive në Shtëpitë e Kulturës së Bujanocit dhe Preshevës, duke sjellë motive kombëtare për nder të datave historike.

Në vazhdim të aktiviteteve, Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, organizoi shfaqjen e filmit shqiptar “Përrallë nga e kaluara”. Filmi u mundësua nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, të cilit iu shprehën falënderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Mbrëmja festive kulmoi me Pritjen zyrtare, organizuar së bashku me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Eventi u shoqërua nga interpretimet muzikore të pianistes Arlinda Bici dhe nga një ekspozitë fotografike e fotografit Arian Mavriqi.

Ngjarja u nderua me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta, mes të cilëve përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, Zyra e OSBE-së në Bujanoc, Zyra e Kosovës në Serbi, drejtues vendorë të Bujanocit e Preshevës, përfaqësues të trupit diplomatik, organizata joqeveritare, bizneset, mediat dhe komuniteti artistik i Luginës së Preshevës.

Në fjalën e tij, Ambasadori Bardhyl Canaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së këtyre aktiviteteve në Luginën e Preshevës, duke e quajtur privilegj faktin që Përfaqësia Diplomatike e Shqipërisë po rikthen traditën e organizimit të eventeve kombëtare aty. Ai nënvizoi se Ambasada e Shqipërisë mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit me aktorët politikë, shoqërorë dhe ekonomikë të rajonit.

Ambasadori gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Serbi po përparojnë pozitivisht në shumë fusha, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve dhe në funksion të përmirësimit të të drejtave dhe jetesës së shqiptarëve në Serbi. Ky progres, tha ai, kontribuon edhe në stabilitetin dhe integrimin europian të Ballkanit.