KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË BILAÇ
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në vazhdën e Karvanit të saj, vizitoi Shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në fshatin Bilaç. Në këtë shkollë poetët u mirëpritën nga drejtori dhe stafi arsimor i kësaj shkolle, si dhe nga nxënësit.
Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan, poetë: Avni Shaqiri, Bilall Maliqit, Jalldëze Kasumi, Valbona Hasani dhe Nehat Ramizi, të cilët lexuan poezi të grupmoshave të ndryshme.
Në pjesën tjetër të orës letrare lexuan nxënësit: Ambra Sinani,Vebi Sinani, Etna Sefedini, Ajla Rexhepi, Anuela Bajrami, Anila Veseli, Erza Shaqiri, Amara Biakiji, Enuara Etemi, Rafet Selimi, Anik Veseli dhe Rajana Selimi.
Vlen të theksohet se kjo orë letrare i dedikohet 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.
A1info