Ansambli “Shota” performon sonte në Bujanoc në kuadër të festave të Nëntorit
Në kuadër të aktiviteteve festive të nëntorit, nën moton “Veç Shqip”, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka paralajmëruar një ngjarje të veçantë kulturore për qytetarët e komunës së Bujanocit.
Gjatë ditës së sotme, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, do të performojë Ansambli “Shota”, një nga ansamblet më të njohura të muzikës dhe valleve shqiptare. Programi do të përfshijë një përzgjedhje të pasur këngësh dhe vallesh tradicionale, duke sjellë atmosferën festive të nëntorit për të gjithë të pranishmit.
Performanca fillon nga ora 19:00.