KALENDARI HISTORIK
Petro Marko lindi më 25 nëntor 1913, në fshatin, Dhërmi të Bregut, nga prindërit Marko e Zoica. Pasi kreu filloren në fshatin e Lemjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin komunist” të Karl Marksit. Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon Hilë Mosin e Asim Vokshin. Takohet me Migjenin para se të niset për në Itali. Nga bashkëveprimtarët internacionalistë caktohet kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për në Albacete të Spanjës ku ishte qendra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë. Ishte në mesin e luftëtarëve shqiptarë si Mehmet Shehu, Asim Vokshi, Xhemal Kada, Zef Hoti, Justina Shkupi e shumë të tjerë. Pasi largohet nga Spanja ktheht në Itali e më vonë në Shqipëri. Pas afër tri vitesh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Gjatë pushtimi fashist harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë dhe në vitin 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut të Italisë nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Ka qenë ndër shkrimtarët më të lexuar në kohën e regjimit komunist jo vetëm në Shqipëri por kudo në trohet shqiptare. Ka shkruar veprat: Hasta la vista, Qyteti i fundit, Një emër në katër rrugë, Ara në mal, Nata e Ustikës, Shpella e piratëve e shumë vepra të tjera artistike letrare dhe publicistike.
A1info