Preshevë – Kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sadedini, ka thirrur Seancën e VI-të të Kuvendit Komunal për datën 26 nëntor 2025, në ora 10:00, në sallën e madhe të KK Preshevë.
Rendi i Ditës
Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbalit të Seancës V (20.10.2025). Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për rishikimin e tretë të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2025. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit për shkarkimin dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Entit Parashkollor “8 Marsi”. Pyetje të këshilltarëve.
Portali ynë do të raportojë për vendimet që do të merren në këtë seancë.