24 NËNTORI- DITA NDËRKOMBËTARE E MBJELLJES SË DRUNJVE
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve, shënohet çdo vit më 24 nëntor, është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e pyjeve dhe pemëve në jetën tonë.
Kjo ditë i kushtohet mbrojtjes së mjedisit, ndërgjegjësimit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit e të jetesës përmes mbjelljes së drunjve.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të bërë një hap të vogël drejt mbrojtjes së planetit tonë. Çdo dru i mbjellur është një dhuratë për gjeneratat e ardhshme dhe një simbol i përkushtimit tonë ndaj mjedisit.
A1info