KALENDARI HISTORIK
Më 23 nëntor të vitit 1941 u themelua në Tiranë, Organizata e Rinisë Komuniste Shqiptare, në krye të së cilës ishte emëruar Qemal Stafa, më vonë Hero i Popullit. Qemal Stafa ishte Kandidat për sekretar të përgjithshëm i Partisë Komuniste Shqiptare, Ai qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit, nënës së Asim Vokshit në Tiranë. Më 4 maj 1942 u largua nga kjo shtëpi sepse atje shkoi Enver Hoxha, i cili e njoftoi se duhej të shkonte në një bazë më të sigurt. Të nesërmen e kësaj dite më 5 maj 1942 karabinieria shkoi në shtëpinë të marrë me qira nga Beqir Minxhozi, në atë kohë punonjës i Bankës Kombëtare të Punës. Kontrata e qirasë së shtëpisë ishte bërë vetëm tri ditë më parë. Në rrethana të pasqaruara mirë, Minxhozi u arrestua. I lidhur ai u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, e fejuara, Drita Kosturi, Kristo Themelko, Gjustina Sata, që ishte Flora Dishnica dhe kushërira e saj, Marie Lezhja. Në raportin e saj për këtë ngjarje, karabinieria nuk e përmend Themelkon.
A1info