21 NËNTORI-DITA BOTËRORE E SËMUNDJEVE PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE!

Publikuar 5 muaj më parë

21 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike (SPOK), pra sëmundjet e mushkërive. Kjo ditë ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë. ‘SPOK’ është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta. Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është:“Nuk është as shumë herët, as shumë vonë”. Disa nga simptomat e kësaj sëmundje që shfaqen më shpesh janë: mosmbushja me frymë, shtrëngimi në kraharor, kolla me mukus (gëlbazë) të tepërt, sidomos në mëngjes, fishkëllima në frymëmarrje etj.

A1info