KOSOVË- SLLOVAKI NË PLAY-OFFIN E KUPËS BOTËRORE!

Publikuar 7 muaj më parë

Në Cyrih të Zvicrës është tërhequr shorti, ku Dardanët do të ndeshen me Sllovakinë në duelin që do të luhet në mars, njofton RTK, përcjell A1info..

Kombëtarja jonë pak ditë më parë siguroi fazën e play-off-it për Botërorin 2026, e që është arritja më e madhe në historinë e kombëtares sonë.

Në ceremoninë e shortit të pranishëm ishin edhe krerët e FFK-së dhe përzgjedhësi i kombëtares sonë, Franco Foda.

Kosova përballjen kundër Sllovakisë e luan në Bratislavë më 26 mars,  me synime të qarta, fitoren e cila do të dërgonte në finalen e madhe të play-off-it të Botërorit 2026.

Në rast se Kosova kalon në finalen e play-off-it, atëherë do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.

Po ashtu mësohet se Shqipëria do të ndeshet me Poloninë.