Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, demanton mediat serbe për të shtënat në Zarbicë

Publikuar 9 muaj më parë

Bujanoc – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe lidhur me të shtënat e së dielës në zonën e Zarbicës, duke theksuar se informacionet e publikuara kanë shkaktuar shqetësim të panevojshëm.

Në reagimin e tij, Pajaziti ka sqaruar se gjuetarët nga Bujanoci kanë qenë në atë zonë në mënyrë krejt të rregullt, me leje gjahu dhe me armë të regjistruara. Ai tha se ata kanë bashkëbiseduar me pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë dhe se takimi ka qenë miqësor dhe normal.

“Nga ajo që di deri tani, nuk ka asnjë element që tregon për ndonjë qëllim të keq nga ana e gjuetarëve. Të shtënat e dëgjuara kanë qenë pjesë e gjahut, siç ka ndodhur çdo të dielë në atë zonë.”, ka deklaruar Pajaziti.

Ai ka kundërshtuar raportimet e mediave serbe për gjoja “sulm ndaj ushtrisë” ose “arratisje me gjashtë xhipa drejt Kosovës”, duke thënë se ato nuk përkojnë me realitetin.

Sipas A1 Info, Policia e Kosovës ditë më parë e ka demantuar se ka pasur ndonjë incident në territorin e saj, duke hedhur poshtë pretendimet për hyrje të automjeteve ose incidente kufitare.

https://a1info.news/sic-njofton-blic-grup-shqiptar-sulmon

Pajaziti ka kërkuar që institucionet shtetërore të zhvillojnë një hetim të drejtë dhe transparent për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

“Asnjë njeri i pafajshëm nuk guxon të hidhet në qendër të një skene që nuk ka lidhje me të vërtetën.”, ka përfunduar ai.