LETËR E HAPUR PËR KRYETAREN E KOMUNËS SË PRESHEVËS Ardita Sinani

Publikuar 9 muaj më parë

E nderuar Kryetare znj. Ardita Sinani,

Po ju drejtohem publikisht, sepse heshtja institucionale dhe shpërfillja ndaj një problemi që po prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë ka kaluar çdo kufi të durimit. Deri më tani, veprimtaria më e dukshme e kësaj qeverisjeje komunale ka qenë asfaltimi i disa rrugicave të shkurtra, ndërsa i gjithë koalicioni PVD; PDSH shfaqet buzagaz pranë tyre, sikur 300 metra asfalt po zgjidhin fatin e Preshevës.

Pas një dokumentari “Rrugët pa emër Presheva që po humb identitetin” nxori hapur një të vërtetë të dhimbshme: mosemërtimi i rrugëve po shndërrohet në mjet presioni dhe abuzimi ndaj qytetarëve shqiptarë që ndihmon procesin e pasivizimit. Ky problem nuk është teknik, por thellësisht njerëzor. Dhe përgjegjësia bie edhe mbi qeverisjen lokale, e cila me mosveprim është bërë pjesë e kësaj padrejtësie.

Dokumentari:

Pa adresë, njerëzit tanë po humbin gjurmët.
Pa emra rrugësh, po poshtërohen gjyshër, gjyshe, prindër, motra dhe vëllezër.
Asfalti pa identitet nuk ka vlerë. Nuk është zhvillim, por fasadë.

E kuptoj se ku gjeni kohë të dilni para kamerave: aty ku ka interes politik dhe material. Por nuk ju shoh aty ku ka përgjegjësi qytetare, morale dhe kombëtare. Heshtja nuk është neutralitet është leje që padrejtësia të vazhdojë.

Për këtë arsye, dhe vetëm për këtë arsye madhore, po ju drejtohem me një kërkesë të qartë:

Të më emëroni Kryetar të Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Preshevës, detyrë të cilën jam gati ta kryej vullnetarisht, pa asnjë pagesë dhe me afat 6-mujor. Jam i gatshëm të koordinoj këtë proces me përkushtim të plotë, në mënyrë transparente, duke i dhënë fund një plage që rëndon mbi çdo familje shqiptare.

Meritat për suksesin do t’ua atribuoj PVD-së, ndërsa mundin qytetarëve, sepse ky nuk është mision personal, por një kauzë e përbashkët për dinjitetin e të gjithëve.

Ju ftoj që për vetëm dy orë të dilni para Stacionit të Policisë së Preshevës dhe të shihni me sytë tuaj çfarë po përjetojnë qytetarët tanë: të moshuar të lodhur, gra, të rinj e të sëmurë që sorollaten të pashpresë, të poshtëruar, sepse nuk kanë një adresë një të drejtë themelore, jo një luks.

Nuk kërkoj asgjë tjetër veç mundësinë për të shërbyer.
Asnjë institucion s’do të mund t’i shmanget përgjegjësisë nëse heshtja vazhdon.

Nëse nuk ndërmirren masa një numër i qytetarëve si nga fshatrat ashtu edhe nga qyteti, kanë shprehur gatishmërinë për të protestuar para komunës për këtë neglizhencë të pafalshme. Dhe unë do të jem me ta, sepse ndarja e fatit me qytetarët është detyrim, jo opsion.

Emërtimi i rrugëve nuk është procedurë teknike është identitet, është siguri, është jetë.

Pres përgjigjen tuaj publike.

Me respekt,
Kujtim Sadriu
Qytetar i Preshevës