KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 16 nëntor të vitit  1910 lindi në Shkodër, Rrok Zojzi, etnograf dhe etnolog shqiptar. U lind në Shkodër, i biri i Shtjefën dhe Pina Zojzit. Pasi mori arsimin e mesëm në qytetin e lindjes, duke bërë detyrën e arsimtarit, u mor edhe me alpinizëm, me kërkime, gjeografi e sidomos në fushën e etnokulturës. Gjatë viteve ‘30-’40 ai bëhet i njohur me shkrimet në revistat “Hylli i Dritës”, “Drini”, “Vatra shqiptare”, etj. Në vitin 1942 Zojzi përgatiti 34 ligjërata gjeografiko-etnologjike, për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, që u shfrytëzuan nga radio “Tirana”, radio “Korça” e radio “Kosova”. Në vitin ‘46 e motra, Maria dhe burri i saj u pushkatuan gjatë rezistencës antikomuniste të Postribës dhe kjo do ndikonte në jetën e Rrokut, i cili gjithnjë është parë si njeri me “cene në biografi”. Më 1947 u emërua në krye të sektorit të etnografisë dhe e drejtoi këtë sektor deri sa doli në pension[3] në vitin 1976.[2] Bashkëpunoi ngushtë me Dom Frano Illinë, i cili ndonëse nuk qe bashkëpunëtor i Sektorit të Etnografisë, depozitoi në arkivin e Institutit të Kulturës Popullore Kanunin e Skënderbeut. Vdiq në  Tiranë,  në vitin 1995.

A1info