Hapet në KKSh “Këndi i Beratit” – Ekspozitë e përhershme kushtuar kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti

Publikuar 7 muaj më parë

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar është inauguruar sot ekspozita e dedikuar kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti – një prej figurave më frymëzuese të Luginës së Preshevës në fushën e futbollit.

“Këndi i Beratit”, ku ekspozohet edhe fanella zyrtare e Kombëtares, do të jetë tashmë pjesë e përhershme e ambienteve të KKSh-së. Kjo hapësirë synon të shërbejë si burim frymëzimi për të rinjtë e Luginës, duke i inkurajuar të besojnë se edhe nga ky rajon mund të arrihen majat e sportit europian.

Ekspozita është realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Rnkell Rexhepi, uroi që ky kënd simbolik të nxisë ambicie, vetëbesim dhe krenari te brezat e rinj, duke prodhuar sportistë që do të bëhen ambasadorë të Luginës në botë.

🇦🇱 Veç Shqip, veç sukses!