BEDRI HAMZA SHPALL KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË PDK-SË!

Publikuar 5 muaj më parë

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, shpall kandidaturën për Kryetar të PDK-së, njofton Shekulli.info, përcjell A1info.
Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, z. Memli Krasniqi, dhe para konventës së PDK-së, sot kandidati për kryeministër, z. Bedri Hamza, ka shpallur kondidaturën për kryetar të partisë.
Në një deklaratë drejtuar qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, Hamza tha se këtë vendim e ka marrë “me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e PDK-së”, duke theksuar se partia ka potencialin për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si forca kryesore politike në vend.
“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës,” tha Hamza.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj themeluesve të partisë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar se “uroj të jenë së shpejti mes nesh”.
Hamza tha se do të angazhohet për një PDK që ruan vlerat themelore dhe njëkohësisht krijon hapësirë për gjeneratat e reja.
Ai falënderoi edhe ish-kryetarët e partisë, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, “për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash”.
Në fund të fjalës së tij, Hamza tha se PDK duhet të jetë e bashkuar dhe e përkushtuar për drejtësi, zhvillim dhe integrim evropian të Kosovës.
“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve,” përfundoi ai.