MUHARREM SALIHU, NË AUDIENCË ME SHENJTËRINË E TIJ, PAPA LEONIN, NË VATIKAN!
Biznesmeni dhe politikani i njohur që vjen nga komuna e Medvegjës e që jeton dhe vepron në Itali, z. Muharrem Salihu, në kuadër të fushatës së tij sot do të takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan.
sipas Salihut ky takim ka rëndësi të madhe dhe se është privilegj për të takimei me këtë figurë kyçe.
Salihu në rrjetin social të facebookut, shkruan:
“Të dashur miq,
Në këto ditë plot intensitet e energji të fushatës, më erdhi një lajm që më mbushi me emocion dhe gëzim të veçantë. Pas pak orësh do të kem privilegjin të jem në audiencë me Shënjtërinë e Tij, Papa Leonin XIV, në Vatikan.
Është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe një nder i madh për mua.
Në këtë takim, do t’i shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë që ai gëzon nga të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”.
A1info