NË MITROVICËN JUGORE DYSHIM PËR FLETËVOTIME PROBLEMATIKE!
Ndalet numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut, Policia e Prokuroria futen në vendin ku po numërohen votat.
Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut. Nacionale ka kuptuar se numërimi ështe ndalur me urdhër të Prokurorisë, përcjell A1info.
Sipas kësaj , Gazeta Nacionale ka provuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria, në lidhje me këtë por deri në publikimin e këtij artikulli, organi i ndjekjes ka qenë i paqasshëm.
Në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Nacionale, shihen fletëvotimet problematike, aty ku sipas punonjësve, nuk përputhet numri serik. Pra, ka pasur deri në mbi 20 fletëvotime që nuk janë përputhur. Konkretisht, s’është përputhur numri serik me qendrën e votimit.