VISAR MEMETI: EDHE NJË MASHTRIM I ARDITA SINANIT NDAJ RAGMI MUSTAFËS!

Publikuar 6 muaj më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti, kritikoi kryetaren, Ardita Sinani, lidhur me marrëvreshjen në Tiranë për një fushë të futbollit, të cilën do ta financojë FFSh (Federata e Futbollit të Shqipërisë), në një lokacion të Preshevës.
Më tutje, Memeti shkruan për mashtrimin që kjo e para ia ka bërë Ragmi Mustafës që ky stadiun të ndërtohet në Zhunicë, në arsyetimin se Presheva ka fushë sporti ndërsa Zhunica jo!
Lidhur me këtë Memeti shkruan:
“Edhe pse marrëveshja në Tiranë mes FSHF-së, Komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit ishte e qartë, për një fushë futbolli për fëmijët e Luginës, në një lokacion neutral dhe me karakter edukativ dhe zhvillimor, Ardita Sinani si zakonisht, e ktheu në shfaqe politike.
Vetëm se kësaj radhe e detyruar nga Ragmi Mustafa, Ardita realizoi një “film” të metrazhit të shkurtër me protagonist dy “arkitekt” njëri jurist dhe tjetri profesor i fiskulturës (ku i kishin bërë konkurrencë serioze edhe “Logjikonomisë”), për ta përvetësuar projektin dhe për t’u bërë “heronjtë” e një stadiumi imagjinar në Zhunicë, nën arsyetimin se Presheva tashmë e ka një stadium, rradhën e ka Zhunica.
Në realitet, sipas FSHF-së, bëhet fjalë vetëm për një fushë futbolli për fëmijë, me rrethojë (shih ilustrimin), e jo për “stadium modern” siç e paraqiti në rrjete sociale kryetarja jonë(shih foton), duke u munduar edhe njëherë t’i bëjë qejfin shefit të saj Ragmisë dhe t’ia plotësojë dëshirën për të pasur një stadium në fshatin e tij Zhunicë”.
A1info