31 TETORI-DITA E REFORMACIONIT!
Data 31 Tetor 1517, shënon një kthesë historike për botën në tërësi dhe Evropën kontinentale në veçanti, në të gjitha sferat shoqërore por me theks rrafshi shpirtëror dhe moral.
Kjo është dita kur Luteri gozhdoi 95 Tezat e tij në derën e Kishës në Wittenberg, si protestë ndaj shpërdorimit dhe korruptimit të Kishës Katolike Romake të mesjetës.
Ideja fillestare ishte për të nxitur debat dhe mendim kritik në mënyrë që të sfidohen traditat dhe të ketë një kthim tek krishterimi burimor biblik. Pushteti politik dhe fetar i Kishës së atëhershme ishte larguar gjatë nga krishterimi burimor.
Errësira shpirtërore dhe morale e asaj kohe ishte pasojë e braktisjes së vlerave dhe normave biblike ndërkohë që injoranca e thellë e Shkrimeve të Shenjta pati shtrirje të gjerë. Masat popullore nuk kishin qasje tek Bibla në gjuhën e tyre dhe kjo i mundësonte klerit fetar monopolizimin e Biblës dhe manipulimin me besimtarët e rëndomtë.
Luteri u ngrit për ta sfiduar këtë monopolizim dhe devijimet fetare. Edhe pse i luftuar nga pushteti i kohës, argumentet e tij teologjike u përqafuan shpejt në Evropë e më pas përgjat rruzullit tokësor.
A1info