KALENDARI HISTORIK
Më 29 tetor të viti 1895 lindi në Shkodër, Karl Gurakuqi, figurë e njohur e kulturës shqiptare, nxënës i shkollës letrare të françeskanëve, bashkëpunëtor i ngushtë në mërgim, i jezuitit të madh, Atë Zef Valentinit. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë shkollës françeskane në vendlindje. Studimet e larta në degën e filozofisë i vijoi dhe i përfundoi në Salcburg e më tej, në Grac të Austrisë, ku u formua një pjesë e intelektualëve më në zë të viteve ’30, që hodhën themelet e kulturës moderne shqiptare. Drejtoi të përkohshmen “Agimi”, “Revistën pedagogjike”, “Mësuesi”, “Shkolla kombëtare”. Qe redaktor i revistave “Atdheu” dhe “Illyria”. Bashkëpunoi në botimin e “Vizareve të Kombit” dhe të “Shkrimtarëve shqiptarë” – dy vëllime me vlera të jashtzakonshme për historinë e letërsisë shqipe. Karl Gurakuqi vdiq më 1971 në Palermo.
A1info