Kryetarja Ardita Sinani priti përfaqësues të Ambasadës Gjermane dhe UNHCR-it në Serbi

Publikuar 12 muaj më parë

Në Komunën e Preshevës u mbajt një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në Beograd dhe UNHCR-it në Serbi, në prani të Kryetares së Komunës, znj. Ardita Sinani.

Takimi u organizua në Zyrën për të Rinj, e cila udhëhiqet nga koordinatori i ri, z. Besfort Sylejmani, dhe kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të të rinjve, organizatave lokale dhe çështjeve sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetin preshevar.

Delegacioni i Ambasadës Gjermane kryesohej nga Ambasadorja Anke Konrad, ndërsa UNHCR-in e përfaqësonte z. Sofian Agjalli. Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj nga Presheva, me të cilët u diskutuan temat që lidhen me sfidat e rinisë, përfshirjen në vendimmarrje dhe fuqizimin e rolit të tyre në komunitet.

Kryetarja Ardita Sinani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për adresimin e sfidave që lidhen me migrimin, refugjatët dhe zhvillimin lokal.

“Ky takim përforcon angazhimin tonë të përbashkët për një Preshevë më të zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë,” – deklaroi znj. Sinani pas takimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane dhe UNHCR-it shprehën gatishmërinë për të mbështetur projekte konkrete që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës, zhvillimin e rinisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në komunën e Preshevës.