đź“° Nis ndĂ«rtimi i trafostacionit nĂ« CorroticĂ« – pritet tĂ« shihet se a do tĂ« zgjidhet njĂ« problem i kahmotshĂ«m pĂ«r banorĂ«t

Publikuar 12 muaj më parë

Në fshatin Corroticë të Komunës së Preshevës ka nisur ndërtimi i trafostacionit të ri, një projekt që pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit të paqëndrueshëm me energji elektrike që ka shqetësuar banorët për vite me radhë.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vizituar sot punimet në terren, ku theksoi rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal dhe për zhvillimin e infrastrukturës energjetike të komunës.

“Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët e Corroticës,” u shpreh kryetarja Sinani gjatë vizitës.

Sipas saj, ndërtimi i trafostacionit do të mundësojë rritjen e kapacitetit shpërndarës të rrjetit elektrik, stabilitet më të madh të tensionit, si dhe parandalimin e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë, të cilat prej vitesh kanë krijuar vështirësi për banorët e zonës.

Ky investim vlerësohet si një ndër projektet më të rëndësishme për komunitetin e Corroticës, i cili për shumë kohë ka pritur zgjidhjen e këtij problemi jetik. Punimet pritet të përfundojnë në afatin e planifikuar, duke garantuar përmirësim të ndjeshëm në furnizimin me energji elektrike.