FTESË PËR DISKUTIM PUBLIK MBI PROJEKT-BUXHETIN 2026
Komuna e Preshevës fton të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e bizneseve, arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, rinisë, grave dhe sportit që të marrin pjesë në diskutimin publik mbi Projekt-Buxhetin e Komunës për vitin 2026.
Ky diskutim ka për qëllim të dëgjojë propozimet, prioritetet dhe sugjerimet e qytetarëve në mënyrë që ndarja e fondeve publike për vitin e ardhshëm të jetë sa më e drejtë, transparente dhe efektive.
🗣️ Merr pjesë dhe thuaj mendimin tënd – buxheti është i të gjithëve ne!
📅 Data: 29 tetor 2025
🕒 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Preshevë
Komuna e Preshevës inkurajon të gjithë qytetarët të jenë pjesë aktive e këtij procesi vendimmarrës që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit tonë.