PENSIONOHET ARTISTI AVNI BEHLULI !

Publikuar 8 muaj më parë

Në Galerinë e Arteve të Gjilanit është mbajtur një ekspozitë e veçantë kushtuar artistit dhe profesorit të njohur Avni Behluli, me rastin e pensionimit të tij, njofton, Gjilani press, përcjell, A1info.
Ky aktivitet shënoi përmbylljen e një kapitulli të gjatë dhe të frytshëm në jetën e tij profesionale, duke i dhënë qytetit një ngjarje plot emocion, reflektim dhe respekt për artin.
Përmes kësaj ekspozite personale, Behluli prezantoi një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë rrugëtimin e tij krijues ndër vite, me tema dhe stile që dëshmojnë përkushtimin, pasionin dhe ndjeshmërinë e tij artistike.
Në hapje morën pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore, kolegë të shumtë, ish-nxënës e miq, të cilët e vlerësuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm në edukimin artistik dhe në promovimin e artit pamor në Gjilan.
Në fjalën e tij falënderuese, Behluli u shpreh se pensionimi për të nuk është fund i krijimtarisë, por fillim i një faze të re ku arti do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së tij.
“Piktura ka qenë dhe do të mbetet mënyra ime më e sinqertë e komunikimit me botën,” tha ai.
Ekspozita e Avni Behlulit do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë ditëve në vijim në Galerinë e Arteve të Gjilanit, duke i dhënë qytetit mundësinë të nderojë një figurë që i ka dhënë shumë artit dhe arsimit.