Pushteti në Preshevë 100 % shqiptar punëson serbë – nënshtrim apo “lojë e pistë” politike?

Publikuar 6 muaj më parë

Në Preshevë po ndodh një paradoks politik që shumë e shohin si tradhti ndaj votuesve shqiptarë.

Pushteti lokal, i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), po e hap derën e administratës komunale për punësime të qytetarëve serbë, ku edhe i punësoi dy nga nacionaliteti serb, në një kohë kur Beogradi zyrtar nuk pranon asnjë shqiptar në institucionet e veta.

Kjo nuk është barazi – është nënshtrim politik.

Për vite të tëra, shqiptarët e Preshevës janë përjashtuar nga strukturat shtetërore serbe: as në polici, as në gjykata, as në administratë qendrore.

Ndërsa sot, pushteti lokal që e quan veten “mbrojtës i interesave kombëtare”, përpiqet t’i hyjë në hatër Beogradit, duke pranuar “kuota të ndërsjella” që në fakt janë vetëm njëanshme.

Sipas burimeve të A1info, pas disa takimeve me drejtorin e Trupit Koordinues, është arritur një marrëveshje e heshtur për punësime dhe privilegje të ndërsjella.

Por çfarë “ndërsjellësie” mund të ketë, kur nga Beogradi nuk vjen asnjë lëshim real, ndërsa nga Presheva priten gjeste “bashkëpunimi” që duken si dorëzim?

Ky nuk është kompromis, por blerje e heshtjes politike.

Në vend që të kërkohet reciprocitet, kërkohet miratim.

Në vend që të mbrohen të drejtat e shqiptarëve, po krijohet përshtypja se pushteti shqiptar është gati të sakrifikojë parimet për interesa të momentit dhe për t’u dukur “konstruktiv” në sytë e Beogradit.

Në Preshevë, qytetarët po e kuptojnë se nuk bëhet më fjalë për zhvillim lokal, por për lojë politike ku pazaret bëhen në zyrat e Trupit Koordinues, jo në votën e popullit.

Kjo është arsyeja pse shumëkush pyet me ironi:

“Nëse pushteti shqiptar punëson serbë, a do të fillojë Beogradi më në fund të punësojë shqiptarë?”

Derisa kjo të ndodhë, ky veprim do të mbetet shembulli më i qartë se si interesi partiak mund të shitet si ‘bashkëjetesë’, e në fakt të jetë dorëzim politik.

A1 info