⚽ Kosova triumfon në Goteborg, mposht Suedinë 1-0 dhe fiton tre pikë të rëndësishme
Goteborg, Suedi transmeton Anadolu përcjell -A1 info.
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafire, duke e mposhtur Suedinë 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ullevi” në Goteborg, ku mijëra shqiptarë ishin prezent për të mbështetur ekipin tonë. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, duke i dhënë tre pikë shumë të çmuara kombëtares.
Kosova kishte edhe raste të tjera për të shënuar. Në minutën e 43-të, sulmuesi Vedat Muriqi goditi fuqishëm drejt portës, por topi u ndal nga portieri suedez, ndërsa më pas Leon Avdullahu e dërgoi topin në shtyllën e kundërshtarit.
Pjesa e dytë ishte më kërkuese për suedezët, por Kosova forcoi mbrojtjen dhe arriti ta ruajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Kosovën ndaj Suedisë, pasi muajin e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e mposhti Suedinë me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ka 7 pikë dhe vazhdon të mbajë pozitën e dytë në Grupin B, pas Zvicrës që ka 10 pikë. Në vendin e tretë është Sllovenia me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në vend të fundit me vetëm 1 pikë.