Editorial: Ardita Sinani dhe heshtja e saj që i shërben asimilimit administrativ të shqiptarëve në Preshevë

Publikuar 6 muaj më parë

Mijëra qytetarë të Preshevës mbeten pa dokumente identifikimi për shkak të mungesës së legalizimit të objekteve. Ndërkohë, udhëheqësit e komunës, Ardita Sinani dhe Kryeshefi i administratës, nuk marrin pjesë as në takimet ku vendoset për zgjidhjen e këtij problemi. Mosinteresimi institucional po kthehet në simbol të keqqeverisjes lokale.

Në Preshevë po ndodh një padrejtësi e heshtur, e cila po rëndon çdo ditë mbi shpatullat e qytetarëve të zakonshëm. Mijëra familje jetojnë në shtëpi që shteti nuk i njeh, pa numra shtëpish, pa dokumente pronësie, pa mundësi për letërnjoftime e pasaporta.

Qytetarët para Stacionit Policor në Preshevë duke pritur në rradhë të gjata (Foto nga arkivi)

Ky nuk është vetëm një problem administrativ – është poshtërim institucional që buron nga mosveprimi, heshtja dhe neglizhenca e atyre që e udhëheqin këtë komunë.

Kur Ministria e Infrastrukturës dhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Serbisë ftojnë të gjithë kryetarët e komunave për të diskutuar procesin e legalizimit të objekteve pa leje, çdo kryetar serioz do ta konsideronte atë një detyrë urgjente ndaj qytetarëve si ishte kryetari u Bujanocit Arbër Pajaziti.

Por në Preshevë, kjo ftesë — që duhej konfirmuar dhjetë ditë më herët — është injoruar plotësisht nga Kryetarja e Komunës Ardita Sinani, Kryeshefi i Administratës.

Asnjë përgjigje. Asnjë njoftim. Asnjë shenjë përgjegjësie. Vetëm heshtje.

Në vend të tyre, në takim është dërguar një delegacion i dorës së dytë, i përbërë nga Besim Shabani (shef kabineti), një inspektor dhe një sekretar komunal — të cilët, sipas burimeve, janë refuzuar të hyjnë në sallë dhe ende nuk dihet nëse kanë marrë pjesë realisht në konsultime.

Një skenë që tregon qartë se komuna e Preshevës është pa drejtim, pa koordinim dhe pa ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve të vet.

Kjo është fytyra e vërtetë e mosinteresimit institucional: qytetarët vuajnë për një dokument bazik, për një numër shtëpie, ndërsa udhëheqësit heshtin në zyrat e tyre, të palëkundur dhe pa asnjë ndjesi turpi.

Ata që u zgjodhën për të zgjidhur problemet e popullit janë kthyer në simbol të mosveprimit – njerëz që nuk marrin pjesë as në takime ku vendoset për fatin e qytetarëve të tyre.

Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi administrative. Është tradhti morale ndaj komunitetit.

Ky dështim është produkt i një mentaliteti të rrezikshëm: pushteti shihet si privilegj personal, jo si shërbim publik.

Kur qytetarët zgjedhin njerëz që nuk ndjejnë dhimbjen e popullit, që nuk reagojnë ndaj halleve të tij, atëherë rezultatet janë të parashikueshme: zyra bosh, letra të papërgjigjura, qytetarë të harruar.

Presheva sot nuk ka nevojë për premtime e fjalime. Ka nevojë për veprim dhe përgjegjësi.

Nëse Ardita Sinani dhe Muhamed Abdullahu nuk janë të gatshëm të përfaqësojnë qytetarët aty ku merren vendimet, atëherë qytetarët duhet ta kuptojnë se është koha për t’u përfaqësuar vetë — me zë, me kërkesë dhe me ndërgjegje.

Sepse çdo ditë që kalon pa legalizim, pa dokumente dhe pa dinjitet, është një ditë më shumë nën sundimin e mosinteresimit dhe paaftësisë.

Redaksia