Serbia shkarkon trajnerin pas humbjes nga Shqipëria
Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë duket se ka qenë plotësisht e papranueshme për Federatën e Futbollit të Serbisë.
Sipas raportimeve të mediumit serb “Telegraf.rs”, menjëherë pas ndeshjes, Federata Serbe ka marrë vendimin për ta shkarkuar përzgjedhësin Dragan Stojković – Pixi.
“Pas ndeshjes kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës, e zhvilluar në stadiumin ‘Dubocica’ në Leskovac, dhe pas humbjes 0:1, Dragan Stojković Pixi nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Serbisë,” thuhet ndër të tjera në raportimin e mediumit serb.
Raporti shton se shkarkimi i tij ishte kërkesë e shumicës së tifozëve, ndërsa Federata Serbe ua ka plotësuar dëshirën.
Stojković ishte përzgjedhës i kombëtares serbe që nga viti 2021, por tashmë i ka thënë lamtumirë tifozëve dhe ka konfirmuar largimin e tij.
Ndërkohë, Shqipëria po e shijon këtë fitore historike ndaj Serbisë. Me një fitore të mundshme ndaj Andorrës, kuqezinjtë do të siguronin kualifikimin në play-offin e Kupës së Botës.
/A1 Info/